pëlqe faqen në facebook
ALB / ENG
logo
foto e madhe

Vizioni

  

Të bëhemi resorti më i njohur turistik në bjeshkët e Rugovës, duke zgjeruar kapacitetet akomoduese dhe ofruar atraksione shtesë për klientët tanë.

Misioni

  

Për t’ju siguruar një ditë të mirë skijimi, ne kujdesemi që skitë dhe Snowboard-ët të jenë të mirëmbajtura dhe sa më të përshtatshme.

tË pËrkushtuar qË tË krijojmË
vendin e preferuar tĂ‹ pushimit tuaj  

Kompania KE LUANI është njëra ndër kompanitë më të suksesshme në rajonin e Pejës, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme biznesore si dhe shërbime të kontraktuara.

Qysh ne vitin 1997 kemi instaluar teleferikun e parë dhe të vetmin në malet e Rugovës, me qëllimin e vetëm që ta shëndrrojmë këtë margaritar të Kosovës në një qendër të mirëfilltë turistike.

Në vitin 2011 kemi përfunduar me ndërtimin e hotelit, i cili do të jetë shtëpia juaj e dytë gjatë kohës së pushimit.

I ndërtuar në stilin e shtëpisë tipike shqiptare, hoteli ju ofron ngrohtësinë familjare dhe komfortin e jetës në bjeshkë...

Jemi kujdesur që të krijojmë të gjitha kushtet për një pushim të paharruar, duke shijuar aktivitetet turistike që ju ofron Rugova, skijimin dhe natyrën e pastër dhe të njomë.